Foto/ Shembje dherash nga reshjet, bllokohet aksi Cerrik-Kuçovë

Reshjet e dendura të shiut të orëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problemesh në disa qarqe të vendit.

Si pasojë e reshjeve të shiut është shembur një sasi  dherash, duke bllokuar segmentin rrugor Cërrik-Kuçovë.

Ndërkohë mësohet se mjetet e rënda po punojnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor. /abcnews.al

SHKARKO APP