FOTO/ Shoferja shkakton aksident tek ura e Kardhiqit, lëndohet rëndë pasagjerja
Aktualitet E Mërkurë, 8 Shtator 2021 16:52
Makina e drejtuar nga një shofere ka dalë nga rruga tek Ura e Kardhiqit në aksin Tepelenë-Gjirokastër dhe për rrjedhojë është plagosur rëndë pasagjerja. Sipas burimeve, e lënduara është vetë mamaja e drejtueses së automjetit, Ermira Cuberit, mjeke në profesion.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaqet e aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

