FOTO/ Skandal në azilin e Shkodrës, Avokati i Popullit: Gjetëm ilaçe të skaduara
Avokati i Popullit ngre alarmin se të moshuarit në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër janë të rrezikuar nga ilaçet e skaduara. Në farmacinë e këtij institucioni janë gjetur ilaçe që ishin skaduar deri në 3 muaj më parë.
”Grupi i punës konstatoi se në farmaci kishte disa ilace të cilat kishin skaduar rishtazi (deri në tre muaj më parë). Ky fakt ju bë me dije si mjekut ashtu dhe drejtuesit të institucionit të cilëve ju kërkua nisja e menjëhershme e procedurës për asgjësimin e tyre”, thuhet në raport e bërë në dhjetor 2022.
Një tjetër problematikë në këtë shtëpi të të moshuarve është se nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore, të domosdoshme për të ofruar shërbimet sipas standardeve të përkujdesit shoqëror, posaçërisht me kujdestarë me formim infermieri me kohë të plotë, pasi të moshuarit shfaqin probleme shëndetësore