FOTO/ Spaho i përgjigjet Ballës: Rama pagoi 3 miliardë euro për oligarkët në 7 vjet

Nënkryetari i Partisë Edmond Spaho ka reaguar ndaj deklaratave të Sekjretarit të Përgjithshëm të PS-së Taulant Ballës, duke i kujtuar këtij të fundit se kryetari i tij, Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit ka paguar 3 miliardë euro në favor të oligarkëve në këto 7 vite të qeverisjes së vendit nga ana e tij.

“Në 7 vite oligarkët kanë marrë dhe ndarë me Ramën dhe ministrat e tij 3 miliardë euro koncesione. Ky është fakt që nuk ka video dhe film 3D, që e mbulon dot.

Sikundër e dinë po aq mirë të gjithë shqiptarët, se kullat që mbijnë çdo ditë në Tiranë, nuk pastrojnë vetëm paratë e drogës, por dhe milionat e vjedhura nga xhepat e shqiptarëve me koncensionet dhe PPP-të e Rilindjes dhe oligarkëve”, shprehet në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.

SHKARKO APP