Foto/ Taksia përplaset me autobuzin, përfundon në oborrin e një banese

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë ku janë përfshirë një autobus dhe një taksi, dhe kjo e fundit ka përfunduar në oborrin e një banese.

Ngjarja ka ndodhur tek ura e Shkozës por paraprakisht nuk ka ende informacione nëse ka persona të lënduar.

Raportohet se përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë e për pasojë taksia ka dalë nga rruga duke u përplasur me portën e një banese private.

Siç tregohet edhe në foto, me sa duket ka qenë autobuzi që ka goditur taksinë nga pjesa e pasme pasi ka pësuar dëme të konsiderueshme.

SHKARKO APP