FOTO/ Temperatura përvëluese, ja dita kur nuk duhet të dilni jashtë

Një tjetër valë e të nxehtit afrikan përfshin Shqipërinë.

Ndonëse vendi ynë ndodhet në periferi të saj pasi në epiqendër është pellgu i Mesdheut meteorologët parashikojnë rritje të vlerave të termometrit me tre gradë celcius.

Temperaturat e larta pritet të arrijnë kulmin të hënën dhe të na shoqërojnë deri mes javën e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse nuk merrni masa i nxehti tregojnë mjekët mund t’iu shkaktojë nga lodhje të pazakontë, dhimbje koke, të përziera, konfuzion mendor e deri tromboze apo ishemi cerebrale tek personat qe vuajnë nga probleme të zemrës apo të tensionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tek më të vegjlit temperaturat e larta thonë mjekët janë bërë shkak për shfaqjen e një virozë të pazakonte për stinën.

I nxehti afrikan parashikohet të largohet nga vendi të mërkurën kur në zonat malore parashikohet të kthehen reshjet e shiut.

Pjesa e dytë e Gushtit sipas meteorologëve pritet të kthejë termometrin në vlerat normale të muajit në të gjithë territorin shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?