FOTO/ Tërhoqi kalin me makinë, procedohet penalisht 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është proceduar penalisht, pasi ka tërhequr me një makinë tip “Benz”, një kafshë (kalë) në zonën e Selenicës. 37-vjeçari G.H banues në fshatin Mavrovë është proceduar penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”. Policia njofton se është verifikuar dokumentacioni i automjetit të shfaqur në video. “Pas konstatimit të disa shkeljeve të Kodit Rrugor, shtetasi G. H. është gjobitur me masë administrative në vlerën 110000 lekë, ndërsa automjeti tip “Benz” është konfiskuar”, njofton Policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP