FOTO/ Trajtimi “i veçantë” i Diasporës, Sejko: Sa koncerte i duhen Saimirit për të rregulluar imazhin e Samitit

Samiti i Diasporës që u mbajt pak ditë më parë në Tiranë dhe që u organizua nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Edi Rama, mes shumë kritikave që e shoqëruan atë që nga pjesëmarrja e deri tek shpenzimet e shfrenuara, pati dhe një anë tragji-komike dhe të turpshme.

Dhe kjo falë trajtimit të veçantë që iu bë shqiptarëve të diasporës, sidomos në pjesët e ndërmjetme të tij, ku ata ftoheshin për të ngrënë drekën.

Pamjet që na ofron ai që njihet si “Njeriu i Memeve”, Genc Sejko, flasin më shumë se çdo koment tjetër për super-trajtimin në “tryezën e bukës” për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit, dhe që preferuan ti bashkohen për 3 ditë këtij Samiti, i dyti në llojin e tij, por me shumë gjasë do të ketë fatin e të parit, pra që asgjë të mos ndryshojë në jetën e emigrantëve shqiptarë.

“Tani! O kemi filluar të hajmë shumë ne të diasporës ose ju nuk jeni duke na pritur siç duhet”, shkruan Sejko në komentin e tij bashkëngjitur pamjeve nga Samiti i Diasporës.

“Quiz!!! Sa koncerte i duhen Saimirit për të rregulluar imazhin e Samitit?”, ironizon Genc Sejko.

Për shumë hidhini një sy fotogalerisë:

SHKARKO APP