FOTO/ “U parandalua shpërthimi”, Goxhaj: Shkaku i flakëve u bë një motor, nuk dihet gjendja e depozitës

Një depozitë gazi në zonën e Kombinatit në Tiranë u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme. Në vendngjarje ishte edhe drejtori i Zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj.

Ai ka thënë për mediat se nuk ka patur shpërthim pasi zjarrfikësit ndërhynë, ndërkohë është shprehur se ende nuk dihet gjendja e depozitës së gazit që sipas tij mban 2000 litra gaz.

Ndër të tjera Goxhaj ka thënë se marrja flakë e gazit ka ardhur pas një përplasje të një motori me depozitën.

“Ka patur rrjedhje gazi, bombola mban 2000 litra nuk dimë se sa ishte gjendja aktuale. Karburanti nuk është dëmtuar. Do te flas per menyren e fikjes se zjarrit. Është bërë në mënyrë të përsosur. Nuk kemi patur shpërthim ka pasur vetëm flakë. Ka qenë shumë e vështirë. Fikja me sukses e këtij zjarri është sukses i sotëm. Kemi informacion që një motor ka kaluar mbi të, ky është edhe shkaku i rrjedhjes së gazit.”tha  Shkëlqim Goxhaj.

SHKARKO APP