Foto/ Unaza bujqësore, FSHZH publikon ecurinë e punimeve – Projekti përfundon vitin e ardhshëm

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka  publikuar informacione dhe imazhe lidhur me ecurinë e punimeve ne investimin që lidh të gjithë zonën e Myzeqesë pjesë e Bashkisë Lushnje.

Sipas njoftimit, Unaza Bujqësore 11 km, është investim i qeverisë shqiptare dhe nëpërmjet FSHZH po punohet në segmentet: Imesht – Lumë; Imesht – Ngurrës e Madhe; Fier i Ri – Kashtbardhë.

FSHZH tha se pas punimeve për infrastrukturën nëntokësore të kanalizimeve të ujërave dhe ndriçimin, është hedhur stabilizanti duke e bërë rrugën të kalueshme për mjetet. Ndërkohë është duke u punuar edhe për trotuarët e në zonat e banuara.
Sipas njoftimit, investimi po integrohet me ndërhyrjet e bëra më herët në këtë zonë dhe plotëson të gjithë ciklin e investimeve për infrastrukturën rrugore lidhëse Lushnje – Fier dhe Lushnje – Berat.

Swiss Digital Desktop Reklama

FSHZH tha se projekti përfundon vitin e ardhshëm dhe se impakti i pritshëm që në vitin e parë është aksesi i shpejtë i fermerëve në tregje, kosto më të ulëta prodhimi dhe krijimi i perspektivave për agroturizëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?