FOTO/ Ushtria në Rinas, Braçe i tregon muskujt grabitësve – Plas gallata në rrjet

Ushtria merr në dorë sigurinë e aeroportit të Rinasit. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi sot pasdite se Forcat e Armatosura do të vendosen në aeroportin Kombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

Konkretisht, efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura do të jenë në perimetrin e sigurisë.

Ky vendim vejn një ditë pas grabitjes së 10 milionë eurove brenda aeroportit.

Por ngjarja e rëndë e Rinasit, rast i përsëritur, ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në rrjetet sociale, ku qytetarë të shumtë, përveç irritimit me masat e sigurisë në aeroportin e vetëm në vend, kanë shpërthyer edhe në meme ironizuese.

SHKARKO APP