FOTO/ Vr@sje çdo ditë, qytetarët ndezin qirinj para Ministrisë: Rritje e masave
Këtë mbrëmje, qytetarët e Tiranës janë mbledhur për të ndezur qirinj në kujtim të viktimave të akteve kriminale në Shqipëri, para Ministrisë së Brendshme. Protesta e cila ka për qëllim të kërkojë drejtësi dhe më shumë siguri, vjen pas ngjarjes tragjike të Shkodrës, ku katër persona humbën jetën, përfshirë një çift bashkëshortësh të pafajshëm që nuk kishin asnjë lidhje me incidentin. Kjo ngjarje tronditi mbarë vendin, duke i shtyrë qytetarët të kërkojnë veprime të forta për parandalimin e krimeve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Qytetarët kërkuan rritjen e masave të sigurisë dhe përgjegjshmërisë nga autoritetet.