FOTO/ Zbardhen detajet, ja kush janë dy shqiptarët e arrestuar sot me kanabis në Greqi
Policia e Shtetit ka dhënë detaje për operacion antidrogë të përbashkët me Policinë greke. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë transportuesi i lëndës narkotike një 24-vjeçar nga Saranda dhe
Pritësi i lëndës narkotike, një 35-vjeçar nga Delvina.
Mësohet se u sekuestruan edhe rreth 76 kilogramë cannabis sativa.
Njoftimi i Policisë
Policia Kufitare e Igumenicës në bashkëpunim me Antdrogën, pas informacioneve të marra nga Policia Kufitare e Sarandës, se efektivët e Policisë Kufitare Sarandë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ishin vënë në ndjekje të disa personave që dyshohej se po transportonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil, kanë organizuar punën ku kanë bërë të mundur që në vendin e quajtur Koritiani Thesproti IGumenicë të ndalohet një mjet tip JEEP me targa IKH 4455 me drejtues shtetasin shqiptar A. M. 24 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Selanik .
Nga kontrolli i bërë nga Policia greke në automjet ju gjetën rreth 73 kilogramë dhe 840 gramë canabis sativa si dhe rreth 2 kg dhe 30 gr çokollatë(Cannabis i përpunuar), që dyshohet se e ka marrë në një rrugë rurale në kufirin shqiptaro-grek nga personat që ishin në ndjekje nga Policia Kufitare e Sarandës dhe Policia e Sarandës.
Në vijim te hetimeve të përbashkëta , u bë e mundur që nga Policia greke të arrestohej edhe pritësi I lëndës narkotike në Kipseli Athinë shtetasi shqiptar Xh. C., 35 vjeç lindur në Delvine dhe banues provizor ne Athinë.
Vijojnë hetimet e përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut të lëndëve narkotike, si dhe po punohet nga të dyja palët për kapjen e personave që transportuan lëndën narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.


KOHA JONË SONDAZH

