FOTO+Emri/ Vritet shqiptari në Greqi

Një shqiptar është vrarë në burgun e Koridalosit në Greqi, ku sapo ishte transferuar.

Ai është Albert Bako dhe sipas të përditshmes ‘Protothema’, u vra nga anëtarë të një bande rivale, të cilët kishin mësuar transferimin e tij nga burgu i Chania.

Albert Bako ishte në burg pasi në Nëntor të 2014-s, hapi zjarr me kallashnikov në një lokal në Pire, duke plagosur 14 persona. Gjithashtu, sëbashku me një tjetër person ai mori pjesë në atentatin ndaj avokatit grek Antonopoulos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në atë kohë, policia e cilësoi Bakon si një individ psikopatik, me profilin e një vrasësi serial.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akuza ndaj shqiptarit të vrarë

32-vjeçari shqiptar, Albert Bako ishte nën hetim për vrasjen e avokatit grek, Mihal Zafiropoulos, ngjarje kjo që shkaktoi reagime të forta në shtetin fqinj.

Për këtë rast ai është pyetur më parë nga policia teksa shtoi se: “Unë nuk doja ta vrisja avokatin Mihal Zafiropoulos, doja vetëm ta trembja”.

Ai sapo ishte transferuar nga burgu i “Chania” në atë të Kordialos, por ky transferim rezultoi fatal për jetën e shqiptarit. Mediat greke raportojë se pas vrasjes së Bakos qëndron një bandë rivale, e cila kishte mësuar për transferimin e 32-vjeçarit.

Momenti i arrestimit të shqiptarit u publikua nga të gjitha mediat, ndërsa Bako deklaroi se disa persona e kishin paguar 3 mijë euro për ekzekutimin e avokatit të njohur grek.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?