Fotoja e kroatëve çmend serbët, bëjnë shqiponjën

Serbët janë tërbuar nga një foto që po qarkullon në rrjet. Simboli i shqiponjës që bënë disa motoristë kroatë me pjesëtarët e forcave speciale policore, ROSU-së, ka ngjallur reagime të shumta në Serbi. Mësohet se një grup motoristësh kroatë shumica e të cilëve janë veteranë lufte, ditë më parë vizituan Kosovën. Ndër të tjera ata vizituan edhe qytetin e Prizrenit, ku u takuan edhe me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të njësisë ROSU. Së bashku shkrepën edhe një foto. Kjo fotografi po shihet si provokim i dyanshëm shqiptaro-kroat nga mediet serbe. “Blic.rs”, ka shkruar se kryqëzimi i duarve në formë të shqiponjës dy krenare është simbol i Shqipërisë së Madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?