Fotoja prekëse/ I rrëmbyen burrin dhe 4 fëmijët, nëna shqiptare shtron ende darkën për 6 vetë

Një foto e jashtëzakonshme është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka marrë reagime nga më të shumta. Fotoja paraqet më së miri dhimbjen e një nëne shqiptare nga Kosova e cila vuan ende pasojat e luftës.

Në foto shfaqet gruaja e vjetër e cila në vitet 1999, në kohën e luftës, ka humbur gjithë familjen e saj, burrin dhe katër fëmijët.

Burri i saj dhe katër fëmijët u rrëmbyen në 27 Mars 1999 gjatë një sulmi ushtarak i cili ishte shumë i zakonshëm për atë periudhë, ku burrat ndaheshin nga gratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burrat më së shumti ekzekutoheshin dhe futeshin në varre masive, varre ku më vonë u gjetën edhe dy fëmijët e saj, ndërsa burri dhe dy fëmijët e tjerë janë ende të zhdukur. Djali më i vogël ishte 14-vjeç, në kohën që u rrëmbye nga serbët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka pasur një proces të vazhdueshëm për të zbuluar të gjitha varret masive në Serbi, por që ka shkuar shumë ngadalë.

Kjo fotografi është bërë nga fotografi Artan Korenica, i cili pasi dëgjoi për historinë e saj, se ajo ka ruajtur gjithçka në shtëpi dhe e la atë të paprekur që kur ishin rrëmbyer shkoi atje. Ai pa se ajo për një kohë të gjatë shërbente darkë për të gjithë personat që humbi, me shpresën se ata do të ktheheshin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?