Fotoja që ka tronditur botën, talebanët ngrenë flamurin

Ndërkohë që lugina e Panjshirit ka deklaruar se nuk do t’i nënshtrohet regjimit të talebanëve në Afganistan duke ruajtur autonominë e saj që prej dekadash, një foto është duke bërë xhiron e rrjetit në internet.

Talebanët kanë publikuar një foto ku disa ushtarë të tyre kanë pozuar para një godine, e cila mban edhe imazhin e Ahmad Shah Massoud, ish-liderit të famshëm të rezistencës kundër sovjetikëvë fillimisht dhe më pas kundër Al Qaeda-s.

Përmes kësaj fotoje ata kanë dhënë mesazhin se futën në dorë edhe luginën  e famshme për kryengritjet e saj, e cila nuk i është nënshtruar as pushtimit sovjetik katër dekada më parë. Nuk dihet se ku është shkrepur fotoja, por duket se bëhet fjalë për një rajon brenda kësaj lugine ku klani i Massoud ka kontroll të plotë.

Më herët këta të fundit ishin betuar për luftë deri në ushtarin e fundit kundër talebanëve. Djali i Ahmad Shah Massoud mori kontrollin e luftëtarëve të quajtur “Luanët e Panjshirit”, të cilët kanë edhe armatime të mëdha nga ish-ushtria afgane, e cila u shkërmoq në pak javë përballë talebanëve.

SHKARKO APP