FOTOLAJM/ Detajet nga protesta, përplasjet e forta me Policinë. Çfarë nuk u pa në TV

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar ka shkaktuar jo pak revolte tek qytetarët, aktivistët dhe përfaqësuesit e partive politike.

LSA ka fiksuar në foto disa nga momentet me forta të konfrontimit mes qytetarëve dhe forcave të rendit.

Mes turmës që janë përleshur me policinë bien në sy dhe ish-deputetët e opozitës, të cilët ditën e sotme janë shoqëruar në komisariat për shkak të tentativave që bënë për t’u future ne perimetrin e Teatrit.

Një protestues ka mbetur i plagosur në kokë gjatë protestës së sotme kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Burri shihet me biçikletë pranë protestës, ndërsa qytetarë të tjerë i japin shishe me ujë për t’i pastruar gjakun.

Ditën e sotme janë shoqëruar rreth 37 qytetarë në komisariat, ndërkohë që mes tyre dhe përfaqësues të partive politike dhe një gazetar.

SHKARKO APP