FOTOLAJM/ Edhe Majkos nuk ia mbushin mendjen ato që thotë Rama

Kryeministri Edi Rama u bë subjekt humori në median sociale sot në dy raste. Fillimisht deklaroi se do i japë fund lidhjes së krimit me politikën dhe administratën.

Më pas zbuloi se ndërtimet kanë qenë shkaktarë për vdekjen e dhjetëra njerëzve nga tërmeti më 26 nëntor.

Ai foli me tone të ashpra, duke premtuar aksione të forta, edhe pse ka 7 vite si kryeministër dhe dy dekada në pushtet si njeriu kryesor i ndërtimeve në vend.

Edhe pse ai dhe kryebashkiakët e tij kanë gatuar katrahurën e ndërtimeve në vend, Rama nuk u ndal në fjalën e tij, e cila nuk ia mbushi mendjen as Pandeli Majkos, siç tregojnë fotografitë e mëposhtme të fiksuara nga aparati i LSA-së.

/Syri.net

SHKARKO APP