FOTOLAJM/ Fevziu e pret me dajre, Rama i kthen reston dhe i kërkon autograf
Aktualitet E Enjte, 11 Maj 2023 21:30
Kryeministri Edi Rama u prit ndryshe në studion e emisionin ”Opinion”. Gazetari Blendi Fevziu e priti duke i rënë dajres dhe më pas ia dhuroi kreut të qeverisë. Ky i fundit pasi mori dajren në dorë nisi ta vizatonte. Pasi shkroi në të “Opinion”, “Tv Klan”, “11 Maj 2023” i kërkoi Fevziut një autograf aty. Pas kësaj, kreu i qeverisë i ktheu reston duke i rënë edhe ai dajres.