Fotolajm/ Kryemadhi në selinë e LSI-së para nisjes së protestës

Ndërsa qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e sotme, liderët e partive opozitare po bëjnë përgatitjet e fundit.

Është siguruar kjo foto e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi në derën e selisë së partisë para nisjes drejt parlamentit.

Ndërkohë në selinë e PD-së, krahas protestës së sotme po bëhet gati dosja me të gjitha deklaratat individuale për dorëzimin e mandateve që pritet të dorëzohen në Kuvend ditën e nesërme ose mund të shtyhet për të hënën për shkak se disa deputetë për arsye personale apo pune ndodhen jashtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë aleati i PD-së, Fatmir Mediu, ndodhet në Vjenë në një takim me OSBE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të premten, pritet që Basha të zhvillojë një vizitë blic në Vjenë ku do takohet me zyrtarë të lartë të OSBE.

Sakaq, pjesa organizative e protestës në PD ka lëshuar një urdhër për 14 degët e Tiranës dhe katër degë të tjera Kavajë, Rrogozhinë, Vorë dhe Kamëz.

Sipas këtij urdhri kërkohet që çdo degë të ketë 150 protestues të evidentuar dhe kontrolluar në mënyrë që të marrin urdhra në çdo moment.

3000 protestues kontrollohen nga 18 degë.

Nuk ka informacion nëse ky grup është i gatshëm të zhvendosë protestën nga Kuvendi drejt institucioneve të tjera apo do të shtrihet në masë për të mbajtur lart entuziazmin. Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?