FOTOLAJM- Momenti kur Hollande mëson se vendi po sulmohet

 

Ky është momenti kur presidenti francez, Francois Hollande, mëson se vendi i tij ishte duke u sulmuar.

Presidenti po shihte ndeshjen mes Francës dhe Gjermanisë në “Stade de France”, kur truproja përkulet dhe i tregon për kaosin në Paris.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hollande u evakuua nga stadiumi pasi u dëgjua shpërthimi i parë, ndërkohë që dhjetëra mijëra fansa brohorosnin të pashqetësuar në stadium.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas Hollande shihet duke bërë një telefonatë në dhomën e sigurisë në stadium, pesë minuta pas shpërthimit të dytë kamikaz.

Pamjet tregojnë se si shpërthimet dëgjohen edhe brenda në stadium, por fansat fillimisht nuk e dinin se çfarë ishte kjo zhurmë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?