FOTOLAJM/Të gjithë me maska në Tiranë, të rinjtë neglizhojnë, policia në terren

Nga sot në të gjitha ambientet jashtë banesës qytetarët janë të detyruar që të përdorin maskat si një masë mbrojtëse për të mos përhapur më shumë covid-19.

Në kryeqytet ky akt normativ i qeverisë është zbatuar, megjithatë ka pasur edhe nga ata persona që nuk kanë mbajtur maskë. Sipas ligjit të ri, kushdo që kapet pa maskë do të gjobitet me 3 mijë lekë, ndërsa nëse shkelja përsëritet gjoba do të shkojë në 5 mijë lekë.

Gjithashtu ligji parashikon edhe raste kur maska nuk duhet mbajtur, kryesisht kur ajo bëhet problem për shëndetin e personave.

 

SHKARKO APP