FOTOLAJM. Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, radha e mjeteve nis nga Kthesa e Kamzës
Aktualitet E Enjte, 3 Shtator 2020 09:30
Është rikthyer makthi i trafikut të rënduar në rrugët e Tiranës. Mëngjesin e sotëm është krijuar një radhë e gjatë makinash në autostradën Tiranë-Durrës.
Radha kilometrike është krijuar nga Casa Italia deri te QTU.
Në foto shihet radha e makinave, që presin në rrugë, ndërsa trafiku mund të jetë krijuar për shkak të aksidentit të rëndë, të ndodhur këtë mëngjes në autostradë, me pasojë vdekjen e një personi.