Fotolajmi/ Rama me doreza farmacie në takimet me qytetarët: Kur e do popullin aq fort…

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku publikon foto-denoncimin e takimeve të kryeministrit Edi Rama në Shqipëri, ku siç thotë ai, kreu i Qeverisë përdor doreza farmacie për të shmangur kontaktin me duar me popullin.

“Kur e do popullin aq fort, saqë mban doreza operacioni për ta takuar…”, shprehet shkurtimisht Çollaku në komentin bashkëngjitur fotografisë ku dukshëm shfaqet Rama me doreza farmacie në një takim në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

SHKARKO APP