Fotot e 1.3 ton kokainë, kamionët me banane kaluan përmes Shqipërisë
3 të arrestuar janë deri më tani nga aksioni i policisë në Krushopek të Sarajit për kapjen e 1.3 ton kokainë. Në këtë aksion të mirëorganizuar kanë qenë në dijeni të ngarkesës policia italiane si dhe ajo shqiptare që kanë marrë pjesë në aksion.
Policia shqiptare me një grup ekspertësh shumë të besuar thanë burime të gazetares Anila Hoxha, u përfshi me kërkesë të partnerëve që kanë kërkuar ndjekjen e kamionit dhe vëzhgimin, teksa superaksioni ishte në zhvillim e sipër.
Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni). Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe kokaina ka përfunduar në Krushopek.
Kur ka hyrë në Shqipëri, policia e ka vrojtuar, në rast se kokaina do shkarkohej në vend. Kamioni ishte me targa maqedonase ndërsa në Shqipëri nuk ka ndaluar.