Fotot e 13 shqiptarëve që dolën nga kampi i ”ferrit”
Nga ferri i kampeve ”Roj” dhe ”Al Hawl” në Siri, kanë shpëtuar edhe 13 shqiptarëve. 4 gra dhe 9 fëmijë, janë tashmë në duart e autoriteteve shqiptare. Ata janë fëmijët dhe bashkëshortet e luftëtarëve të ISIS. Mes personave të liruar nga kampi famëkeq ”Roj”, janë pjesëtarë të familjes Stafasani, të cilët pritet të riatdhesohen së shpejti.
Nga kampi ”Al Hawl”, ka mundur të dalë edhe Oljada Gicaj, vajza e Myrvete Dibrës, gruaja e një prej shqiptarëve të cilët ishin bërë pjesë të ISIS vite më parë. Vajza e mitur, sot 16-vjeçare, ishte vetëm 8 vjeç kur u dërgua në Siri, për t’u bërë pjesë e “Kalifatit”.
Në këtë operacion të nisur para 10 ditësh, drejtori i antiterrorist Alban Dautaj së bashku me kolegun e tij Indrit Doda, morën në dorëzim shqiptarët dhe në ditët e ardhshme pritet të vijnë në Shqipëri, ku i pranishëm ka qenë edhe Gert Brovina, oficer në drejtorinë e Antiterrorit shqiptar.
Po ashtu në kampin ”Al Hawl” vijojnë të qëndrojnë 17 persona shumica fëmijë. Mes të mbeturve në kampin e ferrit është Eva Dumani, Myrvete Dibra me 2 fëmijë, Hajrije Taushani me 2 fëmijë, Elona Shuli së bashku me 2 motrat, vëllain dhe djalin e saj të mitur, si dhe Emanuela Daci me 3 fëmijë.