Fotot e politikanëve grumbull për fushatë, Rama: Sjellje e papërgjegjshme edhe për PS-në

Ditët e fundit kemi parë që edhe politikanët po i shkelin masat anti-covid. Në konferencën me gazetarët për situatën e pandemisë në vendin tonë, kryeministri Rama i ka quajtur të papërgjegjshme dhe të pajustifikueshme mbledhjet e partive politike për fushatë, përfshirë këtu edhe anëtarët e partisë së tij.

”’Me politikanët dua ta bëj të qartë që nuk e kam fjalën vetëm për partitë e tjera, por edhe ata që janë pjesë e partisë që drejtoj, që shkelin rregullat duke u mbledhur në salla e dhoma me më shumë se personat e përcaktuar si numër nga Komiteti Teknik.

Kjo është e papërgjegjshme dhe e pajustifikueshme sepse të gjitha bashkë bëjnë në tërësi atë që nuk duket sot si një front i bashkuar i përgjegjësisë qytetare në luftën kundër Covid-19. Nuk jemi të shqetësuar sa i përket stabilitetit shëndetësor, por nëse nuk veprojmë tani atëherë situata rrezikon seriozisht të përkeqësohet, numri i infektimeve rrezikon të rritet dhe barra mbi shëndetësinë rrezikon të rritet.

Jemi besoj të gjithë të qartë që masat propozohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, por nga ana tjetër ne që jemi këtu në radhë të parë në anën e qeverisë dhe ju të mediave kemi detyrimin që të bëjmë më shumë se të tjerët që zbatimi i masave të jetë korrekt”, tha Rama.

SHKARKO APP