FOTOT/ Greqia krah Shqipërisë, Mbërrin grupi prej 27 vetësh të Njësisë Speciale të Përballimit të Fatkeqësive

Në kuadrin e ndihmës që Greqia i akordon Shqipërisë, mbëriti në Tiranë, avioni C-130, me një grup prej 27 vetësh të Njësisë Speciale të Përballimit të Fatkeqësive, EMAK, me qëllim që të ndihmojnë në përpjekjet që bëhen për kërkimin dhe shpëtimin në zona që u goditën prej tërmetit të sotëm në Shqipëri.
Pasi u ra dakort me autoritetet Shqiptare, Njësia i është drejtuar Durrësit. Së bashku me njësinë vijnë dhe dy qenë si dhe një automjet.
Gjithashtu nga Janina u nisën në rrugë tokësore dhe kanë mbërritur në Shqipëri, 15 veta nga Njësia EMAK së bashku me dy automjete për transport personeli dhe një automjet për transport pajisjesh sizmike. Grupi nga Janina i drejtohet Thumanës.

SHKARKO APP