Fotot nudo vajzës në Facebook, dëshmia në gjyq e oficerit të SHKB-së

 

Për plagosjen rreth fotove që i kishin nxjerrë të dashurës në Facebook, rrëfehet në gjyq oficeri i SHKB-së, L. Përmarku, ku ishin të pranishëm dhe familjarët e Ermir Skejës, personit të shpallur në kërkim policor, si autor i ngjarjes.

Skeja akuzohet se më 27 maj të këtij viti ka plagosur me armë zjarri shtetasit L. Përmarku, oficer i SHKB-së dhe shokun e tij, V. Totraku.

 Oficeri i dikasterit të rendit fillimisht i kërkoi trupit gjykues që seanca të mbahej me dyer të mbyllura, duke argumentuar se do të sillte në dëshminë e tij edhe fjalë e shprehje që nuk është mirë të dëgjohen nga të tjerë persona që ndodheshin në sallën e gjyqit.

“Konflikti im me Ermir Skejën daton në gusht të vitit të kaluar, kur e dashura ime N.C., lindur në Baz të Matit dhe banuese në Tiranë, më tha se që nga muaji janar 2014 ndihej e kërcënuar dhe e fyer nga shtetasi Ermir Skeja. Ky shtetas kishte hapur një faqe profili në rrjetin social ‘Facebook’ në emër të së dashurës, madje e kishte mbushur atë me foto nudo, disa të montuara me fotot e N.C. E dashura ime dy herë ka tentuar të vetëvritet për shkak të kësaj që i kishte bërë Skeja”, dëshmoi oficeri.

Përmarku pohoi se tri herë i ishte drejtuar Komisariatit të Policisë Mat dhe Drejtorisë së Policisë Dibër dhe asaj të Përgjithshme, duke tentuar të kallëzojë penalisht shtetasin Ermir Skeja, për kërcënimet e denigrimet që i kishte bërë të dashurës.

Ka shmangur Matin dhe më pas edhe Dibrën,  mw pas ai i është drejtuar Tiranës, por ata e kthyen sërish në Komisariatin e Matit, për shkak të territorit ku ndodhi ngjarja.

Në mesin e muajit maj të këtij viti, Përmarku ka kontaktuar me të afërm të Ermir Skejës dhe u është lutur që ai ta mbyllë faqen e Facebok-ut të të dashurës, për shkak të pasojave që kishte.

Një ditë pas këtij takimi, oficeri i SHKB-së ka marrë një mesazh nga një profil “anonim” që ai dyshon se ishte i shtetasit Ermir Skeja: “Nëse ke bërë denoncim ndaj meje në polici, kthehu e tërhiqe urgjent, ndryshe do ta bëj kokën vrima-vrima”.

Dy burrat kanë lënë takim përballë më 27 maj. Mes tyre ka pasur një përleshje fillimisht fizike, kurse oficeri tha se Skeja kishte një armë në brez. – “Ia mora dhe e godita me qytë disa herë. Gjatë përleshjes arma më ra në një kanal dhe kur po shkoja te mjeti për të marrë prangat, ai nxjerr nga pantallonat një pistoletë tjetër. Qëlloi drejt shokut tim ndërsa unë i dola përballë dhe i thashë: Nuk ke punë me të, por me mua. Ai qëlloi disa herë dhe unë mora një plumb në gjoks”, deklaroi para Gjykatës së Matit, oficeri i SHKB-së.

 

SHKARKO APP