Fotot pak sekonda para vrasjes në Linzë

 

 

Foto tregon momentin para vrasjes së Enton Nikajt në parkingun e lokalit në Linzë. Nikaj është në krahun e djathtë te fotografisë, ndërsa një person i ka hedhur dorën në qafë. Ky është Ervis Martini, një person me precedent të rëndë penalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përballë tyre, me duart e kryqëzuara është Ismet Gaxherri, bashkëpronar i lokalit, ku ndodhi vrasja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në krah të tij qëndron një person me xhup ngjyrë të gjelbër. Sipas policisë, ai ka mbiemrin Lika, por për arsye hetimi nuk jepet identiteti i plote. Pikërisht ky person dyshohet se eshte nje nga vrasësit. Në krah të tij, personi me syze dhe me duar ne xhepa dyshohet se është autori I vrasjes dhe goditjes së Gaxherrit me qytën e pistoletës në kokë. Por shikoni çfarë ka ndodhur gjatë sherrit në këtë fotografi të dytë.

Sic po e shihni në foton tjetër, këtu ka nisur përleshja fizike. Ismet Gaxherrit i është vendosur pistoleta në kokë, ndërsa tre personat e tjerë mes tyre edhe Martinaj po e qëllonin me grushta.

Në përleshje e sipër, burimet thonë se është qëlluar me një plumb në kokë Nikaj I cili ka mbetur I vdekur në vend ndërsa Gaxherri është rrëzuar si pasoj e goditjes në kokë me qytën e pistoletës. Pas kësaj ngjarje, të 4 personat janë larguar me makinën e tyre, të cilën e kishin të parkuar shumë pranë vendit të ngjarjes

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?