FOTOT/ “Pavjonët po hyjnë në betejë njëri pas tjetrit”, Pipero publikon pamjet nga brenda Infektivit: Nga probleme të lehta në shumë të rënda
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka publikuar pamje nga brenda Spitalit të Infektivit në Tiranë ndërsa pohon se pavionët e tij njëri pas tjetrit po futen në betejë.
Teksa shpreh mirënjohjen për stafin mjekësor, Pipero tregon se kanë në spital 72 pacientë secili sipas tij me probleme nga të lehta në shumë të rënda shëndetësore si dhe 17 persona të shëruar.
“Ne jemi ne detyre, per t’ju sherbyer juve, Ju te dashur qytetare qendroni ne shtepi per te mos rene ne kontakt me virusin. Se bashku do e fitojme kete beteje, se lufta vazhdon”, shkruan ndër të tjera mjeku.
Reagimi i plotë:
Si ne nje beteje te vertete, por kete radhe me nje armik te pa dukshem dhe shume vrastar, shume tinzar dhe ende te pa njohur mire nga shkenca mjekesore, pavjonet e spitalit infektiv njeri pas tjetrit po hyjne ne beteje. Keta mjeke e infermiere jane nje pjese e ekipit te talentuar, puneshume e fjalepak, te perkushtuar deri ne fund per ta fituar betejen me covid 19. Ne sot kemi ne spital 72 paciente, secili me probleme nga te lehta deri shume te renda shendetesore, por kemi edhe 17 te sheruar, edhe pse ju duhet ende te qendrojne ne shtepi. Ne jemi ne detyre, per t’ju sherbyer juve, Ju te dashur qytetare qendroni ne shtepi per te mos rene ne kontakt me virusin. Se bashku do e fitojme kete beteje, se lufta vazhdon. Ne bluzat e bardha e kemi gjithe jeten sfide,gjithe jeten lufte me agjentet mikrobike, bacterie apo viruse qofshin ato, sikunder eshte dhe Covid 19. Se bashku ja dalim, se bashku do fitojme!