Fotot ”pikante” të Ramës: Përqafime, seriozitet dhe moti

Ka nisur në Durrës, Samiti informal i liderëve të Ballkanit Perëndimor. Të pranishëm në këtë takim, janë liderët e rajonit, bashkë me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. Takimi po zhvillohet në Durrës në vilat qeveritare dhe kryeministri Edi Rama priti homologët e tij, teksa ata zbresin nga eskortat.

I pari që mbërriti ka qenë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Rama e ka pritur normalisht vetëm me një shtrëngim dore, ndryshe nga ai i Malit të Zi, Dushko Markoviç. Rama e priti me përqafime dhe e shoqëroi në një pjesë të rrugës për në ambientin ku do të mbahet takimi njëditor në qytetin bregdetar. Madje, në rrugëtimin disa sekondash, duket që Rama i flet edhe motin e paqëndrueshëm sot në Durrës.

Liderët e Ballkanit pritet të diskutojnë edhe mbi integrimin ekonomik, si dhe për krijimin e një zone ekonomike të rajonit, një projekt tashmë i nisur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotot janë realizuar nga Gent Shkullaku-LSA-ja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?