Posterat skandalozë në Gjirokastër, Meta mesazh rilindasve: Nuk jam në garë më 25 prill, por mos më detyroni të marrë dhe Berishën…

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për vendosjen e posterave skandalozë nga PS në Gjirokastër. Ministri Blendi Çuçi ka paguar miliona lekë për të vendosur posterat në zonat më të dukshme të qytetit jugor. Posterat janë mesazhe negative që ironizojnë krerët e opozitës, si dhe Presidentin Ilir Meta dhe ish-presidentin Sali Berisha. Veçse janë shpërdorim i qindra miliona lekëve, posterat janë në shkelje dhe të Kodit Zgjedhor që ndalon vendosjen e materialeve propagandistike 5 meta larg zyrave të partive që i porosisin ato.

“Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze.

Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!”,- shkruan kreu i shtetit në një mesazh në Facebook.

Sipas nenit 79 të Kodit Zgjedhor, Policia Bashkiake dhe ajo e rendit duhet të ndalonin vendosjen e posterave të tillë. Por ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u ka ndaluar vartësve të tij të heqin  posterat qindramilionshe të PS.

Në qarkun më të varfër, ministri i Ramës jep 100 mln lekë vetëm për postera

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?