FOTOT/ Thellohet skandali i regjistrimit të banorëve në Tiranë, ja faktet se si ndryshohet vendbanimi fiktivisht
Thellohet skandali i regjistrimit të banorëve në Bashkinë Tiranë. Emisioni investigativ “BOOM”në Rtv Ora solli fakte të reja se si adresa e vendbanimit në bashkinë Tiranë ndryshohej fiktivisht, dhe jo në bazë të dokumenteve.
Vendbanimi mund të ndryshohet pa shkuar në zyrën e Gjendjes Civile, por duke kaluar nga zyra e Partisë Socialiste.
Edhe pse në deklaratën noteriale banesa i përkiste njësisë administrative nr 6, Zyra elektorale e PS e regjistroi qytetaren në njësinë administrative nr 14.
Me ndryshimin e vendbanimit, ndryshoi edhe qendra e votimit të qytetares.
Bashkëpunëtorja e “BOOM”, i kërkoi ndihmë edhe për një person tjetër, por që nuk u realizua, pasi sipas Zyrës elektorale të PS-së e vështirësoi punën ndryshimi i deputetes së zonës dhe puna me listat ditët e fundit.