FOTOT/ Zbulohen detaje nga jeta e Xhisiela Malokut para ndarjes me Rexhep Rrajën
Ndërkohë që sot është dhënë masa e sigurisë për Rezhep Rrajën, djalin e deputeti socialist Rrahman Rraja të akuzuar për përndjekje të Xhisiela Malokut, detaje zbohen nga jeta e kësaj të fundimit.
Në disa foto të postuara në Instagram, Xhisiela shihet e lumtur teksa ka marrë si dhuratë një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, apo në një tjetër foto ku ka kaluar pushimet e verës.
Nuk dihet saktë periudha se kur janë bërë këto foto, gjatë kohës që ajo ka qenë në lidhje me djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja apo pasi ata janë ndarë.
Nga këto foto është jeta e luksit që Xhisiela ka bërë, nisur që nga veshjet, (varëset e floririt, çanta Alviero Martini), e deri tek ambientet që ajo ka frekuentuar, pushimet verore në resorte, apo studimet master në një universitet privat./lapsi/

KOHA JONË SONDAZH

