FOTO+VIDEO/ Policia ndalon qarkullimin, sepse do kalojë kryeministri, rëndohet trafiku në aksin Tiranë-TEG
Xhirot e kryeministrit Edi Rama nëpër Shqipëri vijojnë të bëhen shkak për krijimin e trafikut në rrugë, pasi çdo makinë duhet të ndalojë kur kalon Kryeministri.
Një gjë e tillë është shënuar pak minuta më parë, ku për shkak se do të kalonte eskorta që shoqëron Ramën, në rrugën e Elbasanit është krijuar trafik prej disa kilometrash duke shkaktuar nervozizëm në radhët e qytetarëve, të cilët janë ndaluar nga policia që të qarkullonin deri sa të kalonte “i madhi i vendit”.
Për më shumë ndiqni pamjet që vijnë nga rruga e Elbasanit, në aksin Tiranë-Qendra tregtare TEG: