Fqinjët gjejnë gruan pa jetë, kishte vdekur prej dy javësh

Një grua e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë. Sipas informacioneve paraprake të policisë gruaja me iniciale N.P 63-vjeçe jetonte e vetme në banesë. Mësohet se ajo kishte rreth 2 javë që kishte ndërruar jetën. Ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë. Nga kqyrja e parë e trupit mësohet se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?