Fqinji: 13-vjeçarin e dërgova në spital pa ditur se kishte ndërruar jetë
Një nga fqinjët e 13-vjeçarit që humbi jetën sot në fshatin Baltëz të Fierit, tregon momentin se si dërgoi viktimën në spital pa e ditur se ai kishte humbur jetën. Gëzimi shprehet se ngjarja është e pabesueshme. ”Pashë nënën që e kishte mbledhur me batanije dhe e çova urgjentisht në spital. Nuk arrita ta shikoja dot. Në spital ju dha ndihma e shpejtë menjëherë. Kishte gjakderdhje tek këmbët. Çova makinën për të larë. Nuk e dija që fëmija kishte humbur jetën. Jam shumë i afërt, komshinj. Nuk arrijmë dot t’i mendojmë këto gjëra”.
Ishin kur pastruar peshkun, kur vëllai i vogël sulmoi dhe vrau për vdekje vëllain e madh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Baltëz të Fierit, at yku policia bën të ditur se autori, një 10-vjeçar është grindur me vëllain e madh, 13-vjeç e më pas e ka goditur me thikë. Si pasojë e plagëve të marra, 13-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit. Sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i vogël, i mituri K.Veizi, 10-vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur vëllain 13-vjeçar. Si pasojë e plagëve të mara, i mituri Gj.Veizi ndërroi jetë në Spitalin e Fierit. Edhe pse u transportua me urgjencë nga familjarët e tij, 13-vjeçari nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra në organet jetike.
Nga dëshmia e familjarëve në polici, mësohet se dy vëllezërit e mitur ishin konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientet e shtëpisë duke qëruar peshk dhe në sherr e sipër 10-vjeçari K.Veizi, ka marrë një thikë dhe ka goditur me të vëllain e tij, duke i marrë edhe jetën tragjikisht. Xhaxhai i dy vëllezërve, Isa Veizi, tha se fëmijët ishin duke qeruar peshk kur u grindën. Ai tha dy vëllezërit ishin vetëm në shtëpi në momentin e sherrit, ndërsa prindërit e tyre ishin në punë kur e morën vesh lajmin tragjik.
“Janë fëmijë. U goditën me njëri-tjetrin. Di që janë grindur dhe më pas janë goditur. Ka qenë duke qeruar peshk, jo mbaje ti, pse nuk e mban ti, pastroje ti. Nuk kishin për të ngrënë, ishin edhe pa drita në shtëpi. Prindërit ishin në punë këtu afër, i njoftuan dhe erdhën. Nuk dinin gjë se çfarë ndodhi këtu në shtëpi. Nuk kishte njeri që ta ndihmonte nipin, se edhe mund të shpëtonte. Atë të voglin e mori policia”,-tha xhaxhai.
KOHA JONË SONDAZH

