Fraktura nga dëbora, rekord pacientësh në spitalin e Shkodrës

E për ta vërtetuar që situata nuk është aspak normale, ishte Mëngjesi i së martës ka shënuar numër rekord të pacientëve të paraqitur në urgjencën e spitalit të Shkodrës.

30 shtetas u asistuan nga bluzat e bardha dhe 2 prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë si pasojë e goditjeve të marra gjatë rrëzimeve.

Më të prekurit janë të moshuarit, por nuk mbeten pas as të rinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto 5 ditë ndihmë mjekësore kërkuan 200 pacientë, një pjesë e të cilëve dolën nga dyert e spitalit me gjymtyrë të thyera, e të tjerë më fraktura më të lehta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të lëvizësh në rrugët dhe trotuaret e Shkodrës është tejet problematike nga ngricat e shkaktuara si pasojë e temperaturave të ulëta dhe mungesës së ndërhyrjes.

Shpresa e vetme për shkodranët mbeten rrezet e diellit që të mund të përmirësojnë situatën e krijuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?