Fran Frroku sfidon Viktor Tushen për marrëdhëniet me biznesin

 

Nëse Bashkia e Lezhës do të fitohet nga kandidati i të djathtës atëherë tregtarët në tregun e lirë të qytetit do të trajtohen si tregtarë ambulantë dhe do të paguajnë tatim fitimi fiks në masën 5 mijë lekë të reja në vit si dhe do të kenë ulje të tarifave vendore. Këtë premtim e ka bërë vetë kandidati për këtë njësi vendore Fran Frrokaj, cili zhvilloi një bashkëbisedim të lirë më këta tregtarë. Sapo ka mbërritur në tregun e lirë të Lezhës, Fran Frrokaj është përballur me irritimin e këtyre tregtarëve që prej një viti paguajnë tatim fitimi si dyqanet, ndërsa kësaj pagese i shtohet edhe tarifa e pastrimit, tarifat vendore si dhe detyrimin e siguracionit.
 “ Po falimentojmë, nuk kemi asnjë shpresë se situata do të përmirsohet pasi çdo ditë e më tepër kemi rënie të fuqisë blerëse”. Këtë referim iu bë kandidatit për bashkinë e Lezhës, Fran Frrokaj  nga tregtarët që sigurisht nuk janë të kënaqur me situatën e tyre ekonomike dhe vetëm sa shtyjnë ditët në pritje për ta ndërprerë njëherë e mirë aktivitetin në këtë treg. Krahas tatim fitimit, që sipas tyre është tepër i lartë për tu përballuar nga tregtarë që edhe produktet që disponojnë kanë vlerë më të vogël se kjo vlerë që kërkohet nga Tatim Taksat, konkurenca e pandershme është një tjetër shqetësim i këtyre tregtarëve.Kjo gjë nuk mori asnjëherë vëmendjen e bashkisë së Lezhës të drejtuar nga kandidati i majtë, Viktor Tusha. Tregtarët kanë parashtruar si një shqetësim mungesën e konkurencës së pandershme, pasi çdo individ mund të tregtojë i pa shqetësuar në rrugët e Lezhës, pasi kjo nuk përbën asnjë problem për policinë bashkiake dhe vetë bashkinë e qytetit.
 “Megjithëse ushtroj aktivitet tregtarë vetëm 3-4 orë në ditë,unë paguaj të njëjtën vlerë më atë të një dyqani që tregton mbi 12 orë në ditë”.

Kandidati i PD-së theksoi se me zgjedhjen e tij në krye të Bashkisë do ti ndryshojë këto tarifa.

SHKARKO APP