Franca jep 100 mln euro/Shano: Ja strategjia e Presidentit Macron

Dritan Shano, ekspert ekonomie, në studion e Euronews Albania komentoi ndihmën prej 100 mln eurosh të dhënë nga Franca për Shqipërinë, duke e parë atë si strategji e presidentit francez Emmanuel Macron për t’i dhënë një impuls krejt tjetër politikës së jashtme franceze.

“Ajo do të jetë prezente në Ballkan me një shifër mjaft të lartë, flasim për rreth 1.3- 1.4 miliard euro në vit për të gjashtë vendet e Ballkanit”. Për ekspertin e ekonomisë, është i domosdoshëm një riformulim i buxhetit 2020 me qëllim që të ketë një buxhet të posaçëm për rindërtimin.

“Unë mendoj që konferenca ishte një sukses, fitoi ndjenja njerëzore dhe gatishmëria për t’u gjendur në nevojë. Do të ishte gabim nëse kushdo në qeveri do tentonte ta vërë këtë medalje në xhaketë.

Kjo ndërtohen mbi fatkeqësinë e madhe të 50 jetëve të humbura, dëmtimin e zonës më produktive të Shqipërisë, jo aq nga tërmeti se sa nga keqveprimi njerëzor. Nuk e prisja të arrihej në këtë shifër.

SHKARKO APP