Franca ka fituar nga teknologjia

Franca ka fituar 2-1 ndaj Australisë në një ndeshje ku për të dy golat e “Gjelave” u desh ndërhyrja e teknologjisë.

Pas një pjese të parë 0-0, Griezmann fitoi një penallti që arbitri fillimisht nuk e akordoi. Më pas, e pa disa herë në monitor derisa vendosi që ndërhyrja e mbrojtësit australian duhej ndëshkuar me 11-metërsh dhe karton të verdhë.

Griezmann kaloi në avantazh Francën pasi shndërroi në gol penalltinë në minutën e 58. Por vetëm 4 minuta më vonë Umtiti i dhuroi penallti Australisë. Nga pika e bardhë barazoi rezultatin kapiteni Jedinak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm klasi i Pogba i bashkuar me fatin bëri që Franca të shënonte golin e dytë, kur në minutën e 81 parabola e mesfushorit të Manchester United u përplas në traversë dhe kaloi për fare pak vijën fatale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe këtu ishte teknologjia që akordoi golin për francezët, që marrin tre pikë të vlefshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?