Francezët në Tiranë: Jemi në panik!

 

Shtetasit francezë që jetojnë apo gjenden aktualisht në Tiranë, pohojnë se gjenden në panik mbi ç'ka ndodhur në vendin e tyre. Duke treguar për mediat se sapo janë informuar nga media mbi sulmet terroriste, menjëherë kanë telefonuar të afërmit në Paris të shqetësuar për të ditur se si është gjendja e tyre.

Kështu, francezja Maria Terese Marchal që jeton prej 20 viteve në Tiranë shprehet e tonditur  për atë ç'ka ka ndodhur.

Ajo thotë se populli francez nuk është racist duke respektuar cdo përkatësi fetare që jeton në të, por përgjatë 1 viti është sulmuar dy herë.

Hapa televizorin dhe u habita. Nuk e besova për një moment se e di që ka probleme kudo në botë.Nuk kanë faj. Mua më vjen shumë keq për këtë.Isha pak merak sepse kam fëmijë që banojnë afër Bastijes.Ne francezët nuk jemi racist, ne presim çdo njeri”, tha ajo.

Ndërsa Denis Maureny ndodhet në Tiranë e për arsye pune, ai do të kthehet në Paris. Ai thotë se Franca është si  në gjendje lufte, porse nuk duhet të dominojë frika.

“Kemi ardhur përpara disa ditëve për arsye pune. U informuam për ngjarjen që ka ndodhur. Nuk e di nësë të afërmit e mi janë gjallë apo janë lënduar. Por ne nuk duhet të kemi frikë. Jemi si një vend në gjendje lufte, por nuk duhet të demostrojmë dhe të dominohemi nga frika”, citon ai.

 

SHKARKO APP