Frani 66-vjeç i kërkon leje të takojë nusen e re, Rama bën gallatë me komentuesit: Do i themi Mimozës
Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë ka sqaruar vendimin e fundit në lidhje me drejtuesit e mjeteve që i përdorin ato për të shkuar në punë, ndërsa pas publikimit të statusit ka ndjeker edhe komentet e qytetarëve disa prej të cilëve u është përgjigjur.
Njëri prej tyre është “Fran Peposhi” i cili është bërë i njohur në rrjetet sociale me komentin e tij që është pothuajse gjithmonë të njëjtë.
“Jam Fran Peposhi 66 vjet jetoj vete cunat i kam hamerik dhe olland kam 2 jave martuar me mimozen 30 vjet i kerkoje ramit leje te dale nga shtepia takoje nusen rami te lutem pergjigje sa me shpejte”, shkruian komentuesi.
Ndërkohë Rama i përgjigjet: Fran Peposhi te lutem mos e prish gojen me grate e botes se pastaj do i themi Mimozes te te shkuli njerin vesh?
Ndërkohë një tjetër komentuese i kërkon përgjigje kryeministrit për problemin e saj, ndërsa Rama vijon talljen me qytetarët duke e pyetur nëse pyetjen e kishtepër Fran Peposhin apo për atë.