FRD kur ndodhej me PS në koalicion ishte në rregull, sapo kaloi me PD i dërgohet policia!
Dalin formularët pa firmë e vulë (nga institucioni) kur policia shkoi për të nxjerrë forcërisht një parti politike si dhe kontrata e bashkisë Tiranë me FRD, e cila sipas ligjit ka marrë mbi 1 % të votave kombëtare e ku bashkia (shteti) është i detyruar me ligj ti sigurojë zyra.
Për më tepër, një parti politike nuk mund të nxirret nga zyrat në kulmin e fushatës elektorale. Kur ishte koalicion me PS, bashkia nuk i nxori nga zyrat, por sapo FRD firmosi koalicionin me PD, policia mësyn në dyert e partisë opozitare.
Kjo duket se është hakmarrje e pastër politike e një qeverie të kriminalizuar.
Burime të mirëinformuara tregojnë se kjo është bërë me urdhër të kreut të Rilindjes në shenjë të pastër hakmarrje ndaj partisë së Paskal Milos dhe FRD. Zoti Milo kishte muaj që kritikonte kryeministrin Rama (edhe pse ishte parti dikur në koalicion me të) dhe shkuan e zbuan. Por Milo doli pa zhurmë, kurse FRD pati kurajon dhe guximin të mbronte vetveten dhe të drejtën e saj për të patur një zyrë partie për të punuar edhe në fushatën elektorale, sipas ligjit në fuqi.
Gjesti i Presidentit, siç janë shprehur me dhjetra mijëra qytetarë në rrjetet sociale, mbetet për tu përshendetur, pasi tregoi publikisht se kush janë në pushtet dhe që duhen sakrificë e përplasje me pushtetin që të mbrohet demokracia e lirisa e fjalës.
Edi Rama pasi ka blerë e zaptuar çdo pushtet, (si dhe median në pothuaj 95 % të saj), u mundua me mediat e saj që të mos tregonte të vertetën e hidhur të dhunës dhe mafies së pushtetit të tij, por ti lëshonte zagarët mediatikë të mirëpaguar nga dy oligarkë (me urdhër të Ramës) që të merreshin me fjalorin e përplasjes që gjithsesi nuk ishte i Presidentit, por nga dhuna e konfrontimi fizik, gjithçka mund të dëgjosh. Mjafton që televizionet (por që nuk i nxjerrin) të publikojnë protestën e PS dhe të Ramës në vitin 2009, kur Rilindja dhunuan policet femra në mbrojtje të pallati të paligjshëm të një deputeti rilindas.
Por mediat nuk i nxjerrin këto fakte dhe filmime, pasi pronarët e tyre marrin favorizime nga qeveria në leje ndërtimi, fshatra turistikë, PPP, privatizime e në tenderime me fondet publike. Ndaj sekti rilindas është i rrezikshëm, pasi nëse fiton, nuk do kemi më të drejtë fjale. Mafia dhe Rilindja do diktatojnë jetët tona, ndaj duhet reagim, bile reagim popullor.
Edhe për socialistët e thjeshtë duhet ndryshim, pasi PS ua kanë marrë disa horra e oligarkë dhe nuk është më parti e të majtëve apo të varfërve.


Faksimile te kontratës bashki me FRD


Faksimile të një polici, por pa shkresë zyrtare me firmë e vulë që të shkohej në gjyq.
KOHA JONË SONDAZH

