Fredi Beleri ende në burg, ministri i Jashtëm grek takim me Xhaçkën në Oslo

Fredi Beleri, fitues i bashkisë së Himarës por që vijon që të jetë në burg nën akuzën e shitblerjes së votës, ka mbështetjen e Greqisë.

Ndaj dhe ministri i Jashtëm grek Vassilis Kaskarelis, thotë se do të zhvillojë një takim me homologen Olta Xhaçka në Oslo, për të ngritur çështjen e lirimit të kryetarit të zgjedhur të Himarës.

“Në orët në vijim do të takohem me Ministren e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka në Oslo, për të ngritur çështjen e lirimit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe partnerit të tij Pandeli Kokaveshit”, thotë Kaskarelis në postimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, së fundmi është takuar me Belerin dhe Kokavesisin dhe ka pasur komunikim të vazhdueshëm me familjet dhe avokatët e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?