Fredi Beleri kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak, ambasadorja greke në Gjykatën e Durrësit

Në Gjykatën e Durrësit do të shqyrtohet kërkesa e Fredi Belerit për t’u lejuar që të betohet si kryebashkiak i Himarës.

Ndërkohë në Gjykatë ka mbërritur ambasadorja greke, Kostantina Kamitsi.

Diplomatja greke do të marrë pjesë në seancën gjyqësore ndaj Belerit.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pranishën në sallë është edhe kreu PBDNJ, Vangjel Dule.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fredi Beleri ndodhet në qeli prej 12 majit i arrestuar për blerje votash dhe çdo kërkesë e tij në gjykatë për t’u liruar ose për t’u betuar është rrëzuar në shkallë të ndryshme të gjyqësorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?