Fredi Beleri kërkon lirimin me kusht, momenti kur mbërrin në gjykatë
Ditën e sotme, Fredi Beleri, është paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për të kërkuar lirimin me kusht.
Tre seancat e mëparshme, kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.
Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, teksa gjyqtar i çështjes është Alfred Konomi, dhe prokurorja Oljana Gjergjefi do të përfaqësojë akuzën.
Kjo seancë pritet të jetë vendimtare për fatin e Belerit.
Beleri po vuan një dënim me burg, i dënuar për korrupsion zgjedhor, teksa kandidonte për postin e kryetarit të Bashkisë Himarë.