Fredi Beleri lë përkohësisht burgun për t’u betuar si eurodeputet (FOTO)

Fredi Beleri ka lënë përkohësish burgun e Fierit për t’u betuar si eurodeputet në Francë.

Në dalje ai është pritur nga familjarë dhe makina e ambasadës.

Për median greke ka pohuar se “jam i lumtur dhe ju falënderoj për mbështetjen që më keni dhënë për kaq muaj, të tjerat do i them në Athinë”.

“Po iki drejt Athinës. Nesër do të jem në Strasburg. Nesër ka votime dhe vendime të rëndësishme. Këtej e tutje besoj se do t’i kthehem normalitetit. Do të ankimoj në çdo hallkë të drejtësisë shqiptare dhe po nuk gjeta drejtësi, deri në Strasburg do ta çoj”, tha për mediat nga Rinasi.

Pasi të betohet si eurodeputet, Beleri do të rikthehet sërish në burg më datë 20 korrik, të shtunën, për të vazhduar kryerjen e dënimit.

Beleri u zgjodh deputet i Greqisë në Parlamentin Evropian, teksa po vuan dënimin prej dy vjetësh burgim në Shqipëri për vjedhje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

SHKARKO APP